Rina Balaj sjell imazhe nga performanca në festivalin grek, merr vëmendjen me format trupore

Bota e Yjeve

Rina Balaj sjell imazhe nga performanca në festivalin grek, merr vëmendjen me format trupore

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 17:29
Rina Balaj dhe Sin Boy

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rina Balaj prej kohësh është zhvendosur në Greqi atje ku po jeton dhe punon për projekte të reja bashkë me partnerin e saj, Sin Boy.

Rina e cila ka kohë që nuk ka mbajtur koncert në Kosovë, këtë e ka bërë në Greqi ku bashkë me shumë emra të njohur atje është bërë pjesë e një festivali.

Artistja e shumë hiteve ka shkëlqyer me paraqitjen dhe performancen atje, ndërsa së fundmi edhe ka ndarë disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram.

Image
Rina Balaj

“Zhytur në kristale swarovksi”, ka shkruar Rina në mbishkrimin e imazheve.

Për këtë paraqitje, Rina zgjodhi të shfaqej e veshur me një veshje dypjesëshe me ngjyrë të gjelbër me shkëlqim të cilën e përshtati me çizme të gjata me të njëjtën ngjyrë, ndërsa shtoi edhe një palë syze.

Image
Rina Balaj

Krahas këndimit, Balaj mori vëmendjen e publikut edhe me linjat joshëse të trupit teksa dukej mahnitëse.

Rinës në skenë iu bashkua edhe reperi Sin Boy me të cilin përveç që është në lidhje, dyshja numërojnë edhe disa bashkëpunime që kanë rezultuar mjaft të suksesshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat