Këngëtarja e njohur drejt martesës, merr propozimin romantik në ishullin grek

Bota e Yjeve

Këngëtarja e njohur drejt martesës, merr propozimin romantik në ishullin grek

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 10:38
Nicole Scherzinger dhe Thom Evans

Nicole Scherzinger dhe Thom Evans janë fejuar dhe po përgatiten për dasmë. Ylli i grupit të famshëm “Pussycat Dolls” dhe sportisti 37-vjeçar kanë qenë bashkë që nga fillimi i vitit 2020. Por tani duket se po përgatiten për të ardhmen e tyre së bashku.

Siç raportojnë mediat e huaja, Thom tashmë i ka propozuar për martesë këngëtares.

Miqtë e tyre kanë konfirmuar se Evans i shtroi pyetjen gjatë pushimeve në Mykonos që mbajtën së fundmi. Një mik konfirmoi për Daily Mail: “Ata po martohen”.

Çifti sapo është kthyer nga pushimet në Mykonos të Greqisë, ku Evans mendohet se i ka propozuar martesë”, tha burimi.

Image
Nicole Scherzinger dhe Thom Evans
Image
Nicole Scherzinger dhe Thom Evans
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat