'Jam mësuar të jetoj me këtë', Eni Koçi flet për problemin shëndetësor

Bota e Yjeve

'Jam mësuar të jetoj me këtë', Eni Koçi flet për problemin shëndetësor

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 08:18
Eni Koçi

Eni Koçi ka zbuluar se vuan nga parosmia pasi u infektua me COVID-19. Parosmia është humbja e sensit të nuhatjes. E pyetur nga ndjekësit e saj në Instagram, Eni është pyetur nëse i është kthyer shija dhe nuhatja dhe ajo ka treguar se vazhdon njësoj.

Eni tregoi se gjërave nuk ua ndien erën apo shijen reale që kanë patur si para Covid-it.

“Vazhdoj po njësoj. Domethënë shije dhe nuhatje kam por gjërave nuk ua ndiej erën apo shijen reale që kanë patur si para Covid-it. Parosmia quhet si problem. Kam filluar të mësohem të jetoj me këtë problem pasi nuk ka zgjidhje", tha këngëtarja.

Image
Komenti i Eni Koçit

Gjithashtu Eni foli dhe për shtatzëninë duke zbuluar se vajza do të vijë në jetë në muajin tetor dhe ajo e Genci kanë vendosur për emrin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat