Ryva Kajtazi rrëfen mes dhimbjes dy abortet spontane: Pësova një traumë!

Bota e Yjeve

Ryva Kajtazi rrëfen mes dhimbjes dy abortet spontane: Pësova një traumë!

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 09:22
Ryva Kajtazi

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Ryva Kajtazi ishte së fundmi e ftuar te "Rudina", ku mes të tjerash u ndal te një periudhë shumë e dhimbshme e jetës së saj.

Ajo tregoi për dy aborte spontane, duke thënë se dhimbja ka qenë shumë e madhe. 

"Normalisht është traumë ajo që një nënë që pret fëmijën e vet, sigurisht është dhimbje e madhe por shyqyr Zotit kam dy fëmijë dhe është arritja më e madhe në jetë për mua. Aborti që ndjeva dhimbjen më të madhe ka qenë para vajzës sepse isha në muajin e katërt të shtatzënisë, mësova gjininë dhe ishim shumë të lumtur. Përpos kësaj kishim vite që donim të kishim një fëmijë dhe s’po ia dilja dot.

Shtatzënitë i kisha jashtëzakonisht shumë të vështira, të rënda dhe nëse nuk je një femër e fortë e me disiplinë të madhe, në rastin tim nuk do e kishim çuar deri në fund.

Me përkrahjen e familjarëve që më kanë ndenjur te koka non stop sepse isha e shtrirë, 5-6 muaj s’kam lëvizur fare, në regjim shtrati dhe ia dola, më bekoi Zoti me Dorelën”, tregoi Ryva.

Image
Ryva Kajtazi
Image
Ryva Kajtazi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat