Nga Spanja, Arta Nitaj vazhdon pushimet në Itali

Bota e Yjeve

Nga Spanja, Arta Nitaj vazhdon pushimet në Itali

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 21:54
Arta Nitaj

Modelja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, ditë më parë njoftoi ndjekësit se është me pushime në Spanjë.

Dhe menjëherë pas kësaj, ish-aktorja e “O sa mirë” ka zgjedhur një destinacion tjetër ku në bazë të rrjeteve sociale shihet se ndodhet në Itali.

Ajo ka shpërndarë nga makina disa imazhe atraktive ku thotë se momentalisht ndodhet në Sorrento.

Zeshkania po kalon një kohë të mrekullueshme, ndonëse nuk ka treguar se nga kush është shoqëruar.

Sido që të jetë, bukuroshja nga Peja shquhet për luksin që bën dhe komentohet në masë të madhe për jetën e shtrenjtë.

Sa i përket anës profesionale, Nitajn ka kohë që nuk është angazhuar me ndonjë projekt.

Arta ndërkaq prej disa kohësh është përfolur për një projekt të ri, i cili mezi po pritet nga fansat.

Image
Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat