Bebe Rexha merr vëmendje me dukjen e saj natyrale

Bota e Yjeve

Bebe Rexha merr vëmendje me dukjen e saj natyrale

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 15:47
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, këto ditë është duke punuar në këngën e saj të re që do ta sjellë javën tjetër.

Ajo dhe DJ i famshëm botëror, David Guetta, kanë mbledhur sërish forcat për një bashkëpunim, ku kësaj radhe do të sjellin remiksin e këngës së famshme “Blue”.

E gjitha kjo erdhi në saj të një videoje, të cilën artistja shqiptare e publikoi pak ditë më parë në TikTok, ku tregonte se ata kishin realizuar vetëm versionin demo, por në fakt videoja shkoi virale me mbi 15.5 milionë shikime deri më tani dhe kërkesa të vazhdueshme që versioni i plotë të publikohet.

E kur jemi te TikTok-u, 32-vjeçarja është pa dyshim një prej shqiptareve më të ndjekura në këtë rrjet social.

Ajo rrëmben shpesh herë vëmendjen e miliona ndjekësve me videot që publikon, duket u shfaqur herë pas here provokuese dhe duke treguar pa hezitim linjat e saj.

Megjithatë në videon e fundit, interpretuesja e hitit “Me, Myself and I” deshi të ndajë me fansat anën tjetër të saj – atë të dukjes natyrale të saj kur sapo zgjohet në mëngjes.

Image
Bebe Rexha

Dhe mund të thuhet pa dyshim se Rexha ka një dukje të përsosur dhe mjaft atraktive edhe kur është gjithë “ujë dhe sapun”, gjë edhe për të cilën është komplimentuar nga fansat e saj. 

Image
Bebe Rexha
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat