Publikohen pamjet nga dasma e dytë e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck! Ja fustani madhështor që veshi nusja

Bota e Yjeve

Publikohen pamjet nga dasma e dytë e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck! Ja fustani madhështor që veshi nusja

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 07:52
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Jennifer Lopez-it i pëlqen aq shumë të martohet me Ben Affleck, sa e bëri dy herë. Aktorët e “Gigli” organizuan një ceremoni luksoze në shtëpinë e Affleck në Georgia më 20 gusht për miqtë dhe familjen një muaj pas dasmës së tyre private në Las Vegas.

Nusja kishte veshur një fustan mahnitës me mëngë të shkurtra me një vello të gjatë që i tregonte format për tu patur zili. Velloja e saj ishte 5 metra e gjatë dhe u mbajt nga të pesë fëmijët e tyre – binjakët 14-vjeçarë të Lopez, Max dhe Emme, si dhe Violet, Seraphina dhe Samuel të Ben.

‘Page Six’ raportoi më parë se Lopez pritej të vishte një fustan të personalizuar Ralph Lauren. Nuk dihet ende kush e stiloi vellon e saj por nëse J.Lo ka zgjedhur stilistin amerikan, zgjedhja është e goditur pasi ajo veshi Ralph Lauren në ‘Met Gala 2021’, menjëherë pasi rinisi marrëdhënien e saj me Affleck.

Image
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Të ftuarit si Matt Damon, Jimmy Kimmel dhe Jay Shetty ishin veshur të gjithë me të bardha për t’u përshtatur me dekorimet luksoze me lule.

Dhëndri kishte veshur një smoking elegant i përbërë nga një xhaketë e bardhë dhe pantallona të zeza, duke rikrijuar look-un e ceremonisë së tyre në Las Vegas muajin e kaluar.

Image
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Ky nuk është look-u i parë i Lopez-it si zonja Affleck; ajo tashmë ka veshur dy fustane për t’u martuar me aktorin: një fustan i thjeshtë i bardhë Alexander McQueen, të cilin ylli tha se e “ruajti për kaq shumë vite” si dhe një fustan më tradicional, por më të bukur me dantella Zuhair Murad.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat