Rina Balaj ndahet nga i dashuri i saj Sin Boy?

Bota e Yjeve

Rina Balaj ndahet nga i dashuri i saj Sin Boy?

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 12:36
Rina dhe Sin Boy

Rina Balaj është njëra nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare.

Përtej muzikës, këngëtarja merr vëmendje mediatike edhe për jetën e saj private.

E filloi karrierën e saj si repere dhe me “diss-a”, por Rina ra në qetësi pasi nisi lidhjen e saj të dashurisë me Sin Boyn, duke ndryshuar edhe zhanrin e muzikës.

Ani pse jetonin bashkë dhe dukeshin të lumtur, janë ngritur dyshimet se lidhja e tyre ka marrë fund.

Rina së fundmi nuk ndiqet më në ‘Instagram’ me reperin dhe madje e fotot mes tyre duket se janë rralluar.

Por, as njëri e as tjetri nuk kanë folur lidhur me këtë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat