​Nipi i Mandelës kritikon Markle: Liria më e rëndësishme sesa të martohesh me "princin e bardhë"

Bota e Yjeve

​Nipi i Mandelës kritikon Markle: Liria më e rëndësishme sesa të martohesh me "princin e bardhë"

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 00:01
Foto ilustrim

Zwelivelile 'Mandla' Mandela, nipi i Nelson Mandela, ka kritikuar Meghan Markle për krahasimin e martesës së saj me gëzimin e popullit të Afrikës së Jugut për fitoren mbi aparteidin.

Në një intervistë për revistën “The Cut”, Markle ka rrëfyer se në vitin 2019 ishte në premierën e filmit “Lion King”, ku ishin të pranishëm shumë njerëz të famshëm.

Një vit më parë, ajo iu bashkua familjes mbretërore, dhe ajo dhe Harry sapo kishin një djalë, kështu që ajo ende po mësonte protokollet dhe po mësohej të shoqërohej me njerëz me ndikim.

Një anëtar i ekipit Disney, një afrikano-jugor, e tërhoqi mënjanë për ta inkurajuar atë.

“Më shikoi, sikur më shkëlqeu një dritë, dua ta dish: Kur hyre në këtë familje, ne u gëzuam rrugëve si kur doli Mandela nga burgu”, tha Markle.

Por, nipi i Mandelës tha se festa nuk mund të krahasohet me dasmën e dikujt.

"Ajo festë u bazua në fitoren mbi regjimin kolonial që zgjati 350 vjet dhe mbi aparteidin që zgjati për 60 vjet. Këto të dyja nuk mund të barazohen", tha ai.

Ai shtoi se çdo ditë shfaqet dikush që dëshiron ta krahasojë veten me Mandelën.

"Përpara se dikush të krahasohet me të, ai duhet të bëjë një studim të mirë të punës së tij për ta vlerësuar atë dhe gjithçka që ai përfaqësoi," tha nipi i Mandelës.

“Kur njerëzit e Afrikës së Jugut kërcenin në rrugë për të shprehur gëzimin e tyre për lirimin e gjyshit tim nga burgu, ishte shumë më e rëndësishme dhe serioze sesa të martohej me një princ të bardhë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat