Jennifer Lopez dhe Ben Affleck më të dashuruar se kurrë në krahët e njëri-tjetrit

Bota e Yjeve

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck më të dashuruar se kurrë në krahët e njëri-tjetrit

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 13:02
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Udhëtimi në Itali ka mbaruar, por muaji i mjaltit për Jennifer Lopez dhe Ben Affleck vazhdon. Çifti i sapomartua është kthyer në Los Angeles ku janë fotografuar në publik më të dashuruar se kurrë.

Ben dhe J.Lo organizuan një martesë luksoze në Georgia muajin e kaluar dhe më pas kaluan muajin e mjaltit në Itali, pak pasi lidhën kurorë në privatësi në Las Vegas.

Dyshja së fundmi janë fotografuar me binjakët e Jenniferit, Max dhe Emme, dhe nuk i kanë kursyer puthjet e përqafimet.

Image
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

J.Lo kishte veshur një palë pantallona xhins stil ‘boyfriend’ që i kishte kombinuar me një bluzë të bardhë. Ajo kishte veshur një palë taka të larta bezhë që i kishte kombinuar me një çantë të madhe me të njëjtën ngjyrë ‘Dior’. Këngëtarja i kishte kapur flokët topuz të çrregullt teksa mbante vathë të mëdhenj dhe syze.

Duke u kombinuar me të, Ben kishte veshur një këmishë të bardhë dhe pantallona bazhë. Ai e kishte shoqëruar ‘look’ me një palë atlete dhe mbante po ashtu syze.

Image
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Jennifer mund të dallohej duke e tërhequr Benin afër dhe duke i pëshpëritur në vesh, ndërsa çifti shijonin një shëtitje së bashku.

Ndërkohë, binjakët e Jenniferit, të cilët ishin në dasmë, si dhe tre fëmijët e Benit me ish-bashkëshorten e tij Jennifer Garner, dukeshin se ishin në gjendje të mirë dhe aspak të bezdisur nga skenat romantike të ‘Bennifer 2.0’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat