Çfarë e përloti Semin mbrëmë gjatë performancës në koncertin në Tiranë?

Bota e Yjeve

Çfarë e përloti Semin mbrëmë gjatë performancës në koncertin në Tiranë?

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 00:07
Semi

Rita Ora, mbrëmë ka mbajtur koncertin në Tiranë në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”, duke elektrizuar skenën me performancën madhështore.

Jo vetëm, Rita, por edhe disa nga artistet shqiptare u ngjitën në skenë, ku mes tyre ishte edhe Semi Jaupaj.

Ish konkurrentja e “Big Brother VIP” shoqërohej nga mikja e saj e ngushtë,  Bora Zemani, teksa ka performuar disa nga këngët e saj më të dëgjuara.

Image

Kjo ishte një mbrëmje mjaft emocionale për Semin, e cila gjatë performancës së këngës “Jetike” ka shpërthyer në lot.

Image

Si duket fakti që publiku ka kënduar me të dhe e ka pritur mirë e kanë prekur artisten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat