Tayna me poza atraktive nga pushimet në Jondal

Bota e Yjeve

Tayna me poza atraktive nga pushimet në Jondal

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 20:39
Tayna

Rap-artistja e njohur nga Prizreni, Tayna, prej disa ditësh ndodhet për pushime në Spanjë.

Derisa ka përfunduar një verë të suksesshme me mbrëmje e koncerte, ajo këtë herë po argëtohet në masë të madhe jashtë angazhimeve të zakonshme.

Në këtë mes nuk kanë munguar edhe disa fotografi atraktive, të cilat ka vendosur që t’i shpërndajë për fansat në rrjete sociale.

Bëhet fjalë për disa imazhe në bikini duke vënë në pah figurën trupore nga një vend në Spanjë, i quajtur Jondal.

Ajo nga ana tjetër këtë vit ka qenë e fokusuar në albumin e ri, nga i cili solli disa projekte e bashkëpunime.

Të fundit prurje nga Doruntina Shala (emri i vërtetë) mbeten “Valle” me Lumi B dhe “Tequila” me Azet.

Secila nga këngët që ka lansuar kanë grumbulluar miliona klikime në YouTube.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat