U shfaq me ish-konkurrentin e Për’puthen pas ndarjes nga partneri, ‘reagon’ Rina Balaj!

Bota e Yjeve

U shfaq me ish-konkurrentin e Për’puthen pas ndarjes nga partneri, ‘reagon’ Rina Balaj!

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 06:41
Rina Balaj

Këngëtarja Rina Balaj ka qenë mjaft e përfolur së fundmi në mediat rozë, fillimisht për ndarjen nga i dashuri i saj, dhe së fundmi për thashethemet që nisën për raportin e saj me ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Andi Artani.

Gjithçka nisi nga foto që vetë Rina publikoi në Instastory, ku shfaqej Andi, dhe kaq mjaftoi që të nisin aludimet në lidhje me raportin e tyre. Por duket se këngëtarja dëshiron të shuajë dyshimet, teksa së fundmi ka ‘reaguar’ përmes një tjetër postimi.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto-album ku shihet se po gjuan me armë.

“Shfletoni për të parë të dashurën time/ shoqen time; (girlfriend në anglisht mund të përkthehet si “e dashur” ose “shoqe”)”- shkruan ajo krahas postimit, ku në foton e fundit shfaqet me modelen Trejsi Sejdini.

Image
Rina Balaj dhe Trejsi Sejdini

Në një intervistë me T7 Rina tha se ajo dhe Sin Boy kanë kohë që janë ndarë por ndarja e tyre u zbulua vetëm së fundmi kur vendosën mos të ndiqen në rrjetet sociale. Gjithsesi duket se dy artistët ruajnë ende marrëdhënie të mira sepse Rina tha se ata kanë vijuar punën e tyre edhe pas ndarjes, madje vlerësoi kohën që kanë kaluar bashkë.

“Unë nuk jam person që i duam dramat. Se po të doja të bëja drama, kam patur mundësi të bëj drama shumë më të mëdha që i kam tejkaluar. Por, thjesht dua tu jap fansave të mi energji pozitive dhe mos t’i ngarkoj me gjëra se çfarë ka ndodh me Rinën ose gjëra të tilla. Unë dua që mediat të shkruajnë vetëm mirë për mua, por nuk i ndaloj dot as kur shkruajnë për keq se unë ndonjëherë reagoj keq. Media është e rëndësishme, portalet janë të rëndësishme por unë nuk dua drama.

Po, është e vërtetë që jemi distancuar. Por nuk do doja që ta bënin të madhe se ne kemi shumë kohë që jemi distancuar. Por, në muzikë nuk jemi ndarë dhe kemi punuar bashkë. Ndarja u bë publike sepse ne nuk ndiqemi më në Instagram. Kemi kaluar shumë mirë, por jeta është e tillë.”-tha ajo.

Katër vite më parë Rina Balaj dhe reperi Sin Boy nisën romancën e tyre, të cilën s’mundën ta mbanin dot për shumë gjatë të fshehtë nga publiku. Në 2020, kur kishin dy vite bashkë, ata konfirmuan se janë në një lidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat