Publikohen pamje nga dasma e Albina Kelmendit me biznesmenin e njohur

Bota e Yjeve

Publikohen pamje nga dasma e Albina Kelmendit me biznesmenin e njohur

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 10:28
Albina Kelmendi dhe Valon Vataj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo është martuar me partnerin e saj, Valon Vatajn, në një ceremoni luksoze të organizuar në një nga restorantet e njohura.

Të pranishëm në dasmën e artistes nga Peja kanë qenë edhe figura të famshme shqiptare.

Image
Pamje nga dasma

Në mesin e tyre janë parë familja Muqiçi, Nysreti, Merita si dhe djali i tyre, Albatriti.

E për të performuar, çifti duket se kanë zgjedhur këngëtarin e zhanrit tallava, Ymer Bajramin.

Albina është shfaqur me një tjetër fustan të bardhë, gjersa tërhoqi vëmendje me elegancën dhe sharmin.

Ceremonia duket të jetë realizuar në mënyrë të veçantë, me dekor e një sallë të mahnitshme.

Image
Pamje nga dasma
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat