Kim Kardashian rrëfen se ka kryer marrëdhënie seksuale para një oxhaku për të t’i bërë ‘qejfin’ gjyshes së saj

Bota e Yjeve

Kim Kardashian rrëfen se ka kryer marrëdhënie seksuale para një oxhaku për të t’i bërë ‘qejfin’ gjyshes së saj

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 09:02
Kim Kardashian me gjyshen

Kim Kardashian i tha gjyshes së saj MJ në episodin e fundit të “Kardashians” se kishte bërë seks me Davidson para një oxhaku për t’i bërë “qejfin” asaj.

“Pete dhe unë ishim duke qëndruar në hotelin Beverly Hills fundjavën e kaluar dhe ne ishim ulur para oxhakut  duke folur për orë të tëra,”– u shpreh Kim.

“Dhe unë i thashë: ‘Gjyshja ime më tha se ti e jeton vërtet jetën kur bën seks para oxhakut, dhe kështu ne bëmë seks para oxhakut për të ‘nderuar’ ty.”

41 vjeçarja, pranoi se veprimi ishte “me të vërtetë i mërzitshëm”, megjithëse 88- vjeçares dukej se i interesonte vetëm nëse ndodhte në hollin e hotelit apo privatisht.

Image
Kim Kardashian dhe Pete Davdison

“Sa e frikshme të mendosh për gjyshen përpara se të bësh seks,” tha themeluesja e ‘Skkn’.

“Por dhe unë kam qenë më re dikur,” bëri shaka MJ.

Kim dhe ylli i “Saturday Night Live” u ndanë në fund të verës pas nëntë muajsh lidhje.

“Kim dhe Pete kanë vendosur të jenë thjesht miq,” ndau me ne një burim i afërt për yllin.

“Ata kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, por zbuluan se distanca e gjatë dhe oraret e tyre e bënë vërtet të vështirë ruajtjen e një lidhjeje.”

Një burim tjetër ka zbuluar se në këtë vendim ka ndikuar dhe diferenca e moshës së dyshes.

28 vjeçari, po kalonte shumë kohë duke punuar në një film në Australi, ndërsa nëna e katër fëmijëve ishte duke u përpjekur të binte në kompromis për bashkëprindërimin me ish-burrin Kanye West , ku sipas miqve të tij, reperi po kalon në një krize të shëndetit mendor .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat