Kylie Jenner vjen me kostumin e “Bride of Frankenstein” në prag të Halloweenit

Bota e Yjeve

Kylie Jenner vjen me kostumin e “Bride of Frankenstein” në prag të Halloweenit

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 20:49
Kylie Jenner

Kylie Jenner ka sjell një pamje të veçantë për këtë Halloween.

Siç nuk është kursyer asnjëherë, themeluesja e “Kylie Cosmetics” debutoi kostumin më të fundit e veshur si “Bride of Frankenstein”.

Në një fotosesion të shpërndarë me fansat të premten të mbramje, ylli i “The Kardashians” u shfaq në disa imazhe bardh e zi për ta kompletuar estetikën e filmit horror origjinal të vitit 1935 “Bride of Frankenstein”.

“Gëzuar javën e Halloweenit”, shtoi Kylie, 25-vjeçe.

E në fotografitë e tjera, nëna e dy fëmijëve u shfaq duke mbuluar pjesën intime me një xhaketë.

Ajo e portretizoi filmin e ‘Universal Pictures’ aq mirë, saqë mori reagime të shumta.

Image

“Kylie!!!!!! Kjo është e shkëlqyer”, deklaroi nëna e saj, Kris Jenner.

“Kyloween. Ne jemi gati për të”, tha blogerja Heather Sanders.

“Si mund të jetë kaq tërheqëse një personazh kaq i frikshëm”, tha me një koment Maguire Grace Amundsen.

Kylie ka marrë vëmendje ndër vite me portretizimin e personave të famshëm, e në vitin e kaluar u shfaq si Marilyn Monroe. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat