Arta Elezaj shkëlqen në fotosesionin e ri

Bota e Yjeve

Arta Elezaj shkëlqen në fotosesionin e ri

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 15:20
Arta Elezaj

Ajo tashmë prej vitesh është pjesë e showbizit shqiptar dhe një nga emrat më të lakuar në faqet rozë.

Bëhet fjalë për modelen dhe aktoren nga Klina, Arta Elezaj, e cila merr vëmendje shpesh në rrjetet sociale.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi, teksa ka ndarë një fotosesion të ri në Instagram – aty ku ndiqet nga mbi 200 mijë njerëz.

Ajo ka pozuar me një korse të bardhë e me një palë xhinse të shkurtra, kombinuar me një palë taka ngjyrë ari.

Dukjen e kompletoi me një palë syze të bardha e një çantë dore të ngjashme të markës Channel.

Të shumta kanë qenë komplimentet që mori në pjesën për komente nga miqtë e fansat.

Arta ndryshe ka kohë që nuk ka qenë e angazhuar me ndonjë projekt, apo e pranishme në ekran.

Image
Arta Elezaj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat