Me fotografi atraktive nga New Yorku, Dua Lipa njofton rikthimin dhe performancën e radhës në Londër

Bota e Yjeve

Me fotografi atraktive nga New Yorku, Dua Lipa njofton rikthimin dhe performancën e radhës në Londër

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 22:55
Dua Lipa

Së fundmi ajo ka qenë në New York për të kënduar në një koncert festiv në prag të festave të Krishtlindjeve.

Por Dua Lipa është kthyer në shtëpi në Londër për të performuar në Jingle Bell Ball të Capital me Barclaycard për mijëra fansa që mbahet të dielën mbrëma (11 dhjetor).

Këngëtarja britanike, 27 vjeçe, ndau një mori fotografish nga koha e kaluar në New York jo shumë kohë pasi u kthye në Londër.

Image
Dua Lipa

“Është koha e shtëpisë në Londër”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e fotografive për 87.4 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo dukej sensacionale teksa u kap në pika të ndryshme gjatë udhëtimit të saj në shtet.

Në një foto, 27-vjeçarja shikonte poshtë ndërsa pozonte për një foto me flokët e saj të vendosur pas veshëve për të zbuluar pamjen e saj magjepsëse të grimit.

Image
Dua Lipa

Një tjetër imazh shihet artistja duke qëndruar në një çati me një pozë të ngjashme me shikim poshtë, me flokët brune të lidhura në një bisht të lartë.

Ajo u pa me një veshje interesante ngjyrë bezhë dhe kafe e cila përmbante prerje në gjoks, një xhaketë lëkure dhe dollakë dhe mini-fund të ngjashëm.

Dua e përshtati dukjen me zgjedhjet e saj të aksesorëve, duke mbajtur në dorë një çantë dore të zezë me rrip dhe këpucë lëkure me platformë.

Një fotografi tjetër e kohës së Duas në qytetin amerikan tregonte se ajo ishte përkrah kantautorit Billy ëalsh teksa ishin ulur në një divan portokalli.

Dua tregoi se shoqërohet mes yjeve më të mëdhenj në industrinë e muzikës në kohën e saj të lirë, teksa pozonte përkrah producentit Mark Ronson.

Ylli anglezo-shqiptare gjithashtu doli pa grim në një tjetër foto, duke treguar lëkurën e saj të pastër dhe shkëlqyese në një pamje nga afër për fansat.

Ajo bëri një paraqitje magjepsëse në tapetin e kuq të iHeartRadio Z100’s Jingle Ball mbrëmjen e së shtunës (10 dhjetor), ku pozoi para kamerave përkrah yjeve të tjerë të eventit.

Teksa të dielën mbrëma, Stormzy, Dua Lipa, Aitch, Becky Hill, Tiësto, George Ezra, Joel Corry, MistaJam & Friends ft LF System, Eliza Rose dhe Belters Only do të performojnë për të pranishmit festiv të koncertit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat