Dua Lipa duket tejet atraktive në veshje lëkure të zezë, ndërsa shijon mbrëmjet jashtë në Londër

Bota e Yjeve

Dua Lipa duket tejet atraktive në veshje lëkure të zezë, ndërsa shijon mbrëmjet jashtë në Londër

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 00:12
Dua Lipa

Ajo e ka kaluar pjesën më të madhe të vitit 2022 duke mbajtur koncertet e turneut të saj botëror, “Future Nostalgia”. për turin e saj botëror Future Nostalgia.

Dhe Dua Lipa u tregua më e lirshme me miqtë e saj të premten në mbrëmje, ndërsa festoi përfundimisht kthimin në shtëpi në Londër këtë javë pas një viti të mbushur plot me angazhime, shkruan DailyMail.

Duke ndarë një sërë fotografish nga nata e mbrëmshme, bukuroshja 27 vjeçe, dukej e pabesueshme teksa kishte veshur një xhaketë të zezë me shkëlqim dhe çizme të gjata deri te gjuri.

Image
Dua Lipa

E përkulur për një fotosesion të improvizuar, këngëtarja e hitit “New Rules” kishte veshur një veshje lëkure – të përbërë nga palltoja dhe një minifund i përshtatshëm.

Dua kishte veshur edhe një palë geta të tejdukshme, gjersa e rriti lartësinë e saj me një palë çizme me taka të gjata deri tek gjuri.

Ajo mbajti një mini çantë të zezë me një dorezë të kryqëzuar ndërsa pozonte para kamerës së telefonit.

Image
Dua Lipa

Dua e përfundoi turneun e saj botëror në fund të nëntorit pas 10 muajsh dhe u kthye në Mbretërinë e Bashkuar javën e kaluar pas një udhëtimi në New York City.

Dhe duke kaluar kohë produktive në qytetin e saj të lindjes, ylli u ndje më se mirë me një grup shokësh ndërsa po festonin.

Image
Dua Lipa

Madje Dua mori një tortë festive nga skuadra e saj, e cila ishte me tre nivele dhe mbi të ishte shkruar “Mirupafshim Future Nostalgia”.

Për natën e fundit të turneut të saj, Dua performoi në Shqipëri në sheshin Skënderbej të Tiranës, në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat