Era Istrefi merr vëmendjen e fansave me pozat provokuese në Instagram

Bota e Yjeve

Era Istrefi merr vëmendjen e fansave me pozat provokuese në Instagram

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 00:15
Era Istrefi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka qenë mjaft aktive gjatë këtij viti.

Ajo ka realizuar projekte të shumta muzikore, të cilat janë pritur mirë nga publiku, teksa edhe prezenca e saj në mbrëmje muzikore ka qenë mjaft e madhe.

Era e cila është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, ndan shpesh me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Image
Era Istrefi

Së fundmi, interpretuesja e hitit “Live it up” publikoi disa imazhe mjaft provokuese për ndjekësit e saj në InsatStory.

Bëhet fjalë për disa poza ngacmuese, ku ajo shihet e veshur me një kostum të shkurtër me rombe, ndërsa vë në pah hiret e saj të trupit.

Image
Era Istrefi

Pamja prej biondeje me baluke të lëshuara, i ka dhënë një dukje edhe më tërheqëse këngëtares Istrefi.

Era përndryshe ka premtuar se do të vazhdojë të jetë aktive në tregun vendor të muzikës, duke mos u ndalur së sjelli këngë të reja për fansat e muzikës së saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat