Agnesa Vuthaj shkëlqen në imazhet e fundit, duket atraktive ndërsa ekspozon linjat e trupit

Bota e Yjeve

Agnesa Vuthaj shkëlqen në imazhet e fundit, duket atraktive ndërsa ekspozon linjat e trupit

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 20:18
Agnesa Vuthaj

Bukuroshja Agnesa Vuthaj, ka prezantuar për fansat një fotosesion, të cilin e kishte realizuar në një kohë si kjo një vit më parë.

Ajo ka pozuar e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë ari plot shkëlqim, duke vezulluar në dukje.

Ish-“Miss Kosova” u kujdes që të vinte në pah linjat e saj atraktive trupore, duke i theksuar ato në siluetën e fustanit.

Për këtë paraqitje ajo ka bashkëpunuar me stilistin e saj të besuar Festim Isufin, ndërsa ka promovuar linjën e saj të ri të këpucëve nga ‘Agnesa Vuthaj Brand’.

“Lëshoni shkëlqimin tuaj të brendshëm (Fotografi të papublikuara nga Krishtlindjet e kaluara)”, ka shkruar bukuroshja nga Istogu në mbishkrimin e fotografive.

Agnesa Vuthaj përndryshe vazhdon të mbetet një ikonë e bukurisë edhe pas kalimit të kaq shumë viteve që nga koha kur fitoi kurorën e më të bukurës në Kosovë.

Image
Agnesa Vuthaj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat