Me poza provokuese, Dafina Zeqiri iu uron ndjekësve festën e Krishtlindjeve

Bota e Yjeve

Me poza provokuese, Dafina Zeqiri iu uron ndjekësve festën e Krishtlindjeve

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 23:55
Dafina Zeqiri

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, u ka uruar të gjithë fansave të saj të besimit katolik festën e Krishtlindjeve.

Këtë e ka bërë përmes një sërë fotografish të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Interpretuesja e hitit “Amazing Girl” ka pozuar me një fustan dy-pjesësh ngjyrë të verdhë dhe të zbukuruar me material me shkëlqim.

Image
Dafina Zeqiri

Teksa vinte në pah linjat e saj provokuese të trupit, Dafina u kujdes që të dukej sa më joshëse në pozat para aparatiti fotografik.

“Urime Krishtlindjet”, shkroi këngëtarja Zeqiri në mbishkrimin e këtyre imazheve, ndërsa mori pëlqime e komente të shutma nga ndjekësit.

Image
Dafina Zeqiri

Dafina përndryshe po përmbyll një vit me suksese të shumta, duke u shquar si një nga këngëtaret më dominante të pop-skenës në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat