Zaimina Vasjari ndan foto të ëmbla me fëmijët në rrjete sociale

Bota e Yjeve

Zaimina Vasjari ndan foto të ëmbla me fëmijët në rrjete sociale

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 18:35
Zaimina Vasjari

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është bërë nënë për herë të dytë.

 Lajmin e bukur e ka bërë me dije bashkëshorti i këngëtares, Klodian Asllani me anë të një postimi në Instastory në rrjetin e tij social Instagram. Përkrah një fotografie ku shihen tullumbace blu dhe një arushë, shkruhej “Mirë se erdhe Kamar”, duke zbuluar në këtë mënyrë edhe emrin me të cilin ata kanë pagëzuar të birin. Bukuroshja është gjithashtu nënë e një vajze më të madhe të quajtur Khloe dhe padyshim fëmijët janë lumturia më e madhe e saj ashtu si të cdo prindi.

Zaimina ka postuar disa foto me djalin, vajzën e saj dhe motrat e tyre të veshur të gjithë me të kuqe dhe mund të themi se duken si kartolina. Me këto foto këngëtarja i ka uruar të gjithë ndjekësit: Gëzuar Krishtlindjen nga familja jonë!

Image
Zaimina Vasjari/Instagram

Zaimina e ka treguar gjithmonë pasionin e saj për makinat e shtrenjta dhe sidomos prej kohësh tashmë në tipet e fundit të markës ‘Range Rover’. Para pak ditësh Zaimina me anë të postimi në Instagram na ka treguar se ka bërë një blerje të re të koleksionit të ri ‘Range Rover Sport 2022′ , një makinë mjaft e kushtueshme.

Image
Zaimina Vasjari/Instagram
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat