Rita Ora shkëlqen me veshjen e saj në Karaibe

Bota e Yjeve

Rita Ora shkëlqen me veshjen e saj në Karaibe

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 16:01
Rita Ora

Rita Ora  shpeshherë tregon fizikun e saj të jashtëzakonshëm me veshje të çuditshme kudo që shkon.

Mbërritja e Rita Orës në aeroportin ‘St Barts’ të enjten nuk ishte ndryshe pasi u shfaq e veshur me një fund dhe bluzë të bardhë të punuar me grep, shkruan DailyMail. Këngëtarja 32 vjeçe, mbërriti në ishullin e Karaibeve duke u bërë gati për stilin e jetesës në plazh.

Dukej se ishte pa makijazh për udhëtimin, teksa zbarkoi e relaksuar me avion privat në ishullin e vogël frëngjishtfolës, i njohur për plazhet me rërë të bardhë.

Image
Rita Ora

Këngëtarja, 32 vjeçe, ka veshur një palë bikini blu, të kombinuar me një fund të tejdukshëm të ngjashëm.Ajo kishte vënë aksesorë me disa byzylykë dhe gjerdan të trashë floriri, ndërsa bënte një shëtitje përgjatë një plazhi piktoresk. Rita flokët e saj i kishtë bërë topuz dhe i mbuloi me një shami rozë në fotot e mrekullueshme që shpërndau në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat