Georgina Rodriguez përballet me kodin e rreptë të veshjes në Arabinë Saudite

Bota e Yjeve

Georgina Rodriguez përballet me kodin e rreptë të veshjes në Arabinë Saudite

Më: 7 janar 2023 Në ora: 15:22
Georgina Rodriguez

Cristiano Ronaldo bëri bujë në mbarë botën kur u zbulua nënshkrimi me skuadrën Al-Nassr, i vendosur për të paktën dy sezone për të luajtur në Arabinë Saudite.

Ai e ka bërë këtë i shoqëruar nga partnerja e tij, Georgina Rodriguez dhe të gjithë fëmijët e tyre – si gjithmonë.

Dhe ajo padyshim është bërë protagonistja tjetër kryesore e mbërritjes së tij në Arabi.

Ligjet në Arabinë Saudite do ta detyrojnë Rodriguezin të bëjë disa ndryshime në stilin e veshjes, transmeton Marca.

Ajo u pa gjatë prezantimit duke bërë një gjest për vendin ku do të banojë me yllin portugez me një xhaketë të gjatë dhe të zezë.

Image
Georgina Rodriguez

Në krye ajo zgjodhi një tunikë prej kadifeje në ngjyrë kafe çokollatë, shumë e ngjashme me atë që zakonisht veshin vajzat në këto vende.

Image
Georgina Rodriguez

Arabia Saudite nuk është një vend miqësor për gratë, për të mos përmendur që ligjet e saj të rrepta fetare mund të jenë pengesë për marrëdhënien e çiftit pasi futbollisti dhe modelja nuk janë të martuar.

Por, sipas disa raportimeve të mediave, autoritetet do të injorojnë shkeljen në këtë rast.

Teksa tani thuhet se Rodriguez do të duhet të ndryshojë mënyrën se si vishet në publik dhe tani e tutje ajo do të duhet të jetë në përputhje me Statutin e Dekorimit Publik.

Ajo do të duhet të vishet me modesti dhe dekor, pa dekolte, pa rroba të ngushta, pa veshje të shkurtra dhe me pak fjalë, pa lëkurë të tepërt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat