Përmes imazheve provokuese, Bebe Rexha paralajmëron këngën e re që do ta publikojë më 17 shkurt

Bota e Yjeve

Përmes imazheve provokuese, Bebe Rexha paralajmëron këngën e re që do ta publikojë më 17 shkurt

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 15:01
Bebe Rexha

Pas një paraqitje të mrekullueshme që pati në ‘Grammy Awards 2023’, Bebe Rexha është bërë gati që të sjellë për fansat këngën e saj të re.

Artistja shqiptare me famë globale, ka bërë të ditur se më datë 17 shkurt do të publikojë këngën dhe klipin e saj më të ri “Heart Wants What it Wants”.

Kënga do të jetë ritmike dhe do t’i paraprijë albumit të saj të tretë në ardhje, i cili gjithashtu pritet të publikohet këtë vit.

Image
Bebe Rexha

33-vjeçarja mbrëmjen e së enjtes publikoi disa imazhe në InstaStory, ku shihej në prapaskenat e realizimit të videos së re muzikore.

Ajo dukej mjaft atraktive me pamje ne saj prej biondeje, teksa pozonte nudo e mbuluar vetëm me një batanije portokalli.

Image
Bebe Rexha

Rexha ka treguar përmes disa postimeve të vazhdueshme në Twitter se “Heart Wants What it Wants” do të publikohet të premten teksa ndau me ndjekësit një pjesë të shkurtër të kësaj kënge.

Kjo këngë do të vijë pas suksesit megaloman që ajo shënoi me bashkëpunimin “I’m Good (Blue)” me DJ David Guettan, me të cilën dyshja edhe u nominuan për çmimin “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” në ‘Grammy Awards 2023’ dhe “Kënga më e mirë e vitit” në ‘Brit Awards 2023

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat