Angela Martini zbulon një fakt interesant për veten e saj, ja për çfarë bëhet fjalë

Bota e Yjeve

Angela Martini zbulon një fakt interesant për veten e saj, ja për çfarë bëhet fjalë

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 22:57
Angela Martini

Supermodelja e njohur Angela Martini di gjithmonë si ta rrëmbejë vëmendjen e mediave.

Përgjatë muajve të fundit ka qenë shumë e përfolur lidhur me ngjarjen me bashkëshortin e saj, i cili prej kohësh ka pasur probleme me drejtësinë dhe madje, mediat e shtetit rumun raportuan urdhërin e arrestit ndërkombëtar.

Dhe pas këtyre problemeve, Angela na dha lajmin e bukur se u bë mama me ndihmën e një nëne surrogate.Angela nuk është shumë aktive në rrjete sociale dhe nuk poston foto dhe video nga përditshmëria e saj, duke e mbajtur veten dhe familjen e saj shumë private. Ama vetëm pak më parë bukuroshja ka vendosur të ndajë me ne një fakt për veten e saj, që askush nuk e dinte.

Image
Postimi i Angela Martin

"Fakt interesant, unë e dashuroj të jem e organizuar në çdo gjë! Kur them “çdo gjë”, e kam në çdo gjë, në shtëpinë time, dollap, telefon, kompjuter, etj. Sidomos telefoni im është më së shumti i organizuar. Kam punuar që ta organizoj telefonin tim me dhjetëra mijëra foto dhe video për 6 muaj pa ndalim duke i organizuar në albume, shumë afër perfeksionit. Po, e di që është paksa e çuditshme, por më pëlqen shumë!"

Angela ka zbuluar se e mori vendimin për të lindur djalin e saj me një nënë surrogate për të patur mundësi të zgjedhin gjininë e fëmijës dhe për të parandaluar alergjitë, sëmundjet autoimune, riskun për kancer e shumë të tjera. Modelja bukuroshe gjithashtu është shprehur se do të donte ta zgjeronte familjen edhe më shumë.

Image
Angela Martini me familje
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat