Rikthehet pas një kohe të gjatë në skenë – Rihanna nuk do të paguhet për performancën në “Super Bowl 2023”

Bota e Yjeve

Rikthehet pas një kohe të gjatë në skenë – Rihanna nuk do të paguhet për performancën në “Super Bowl 2023”

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 23:25
Rihanna

Shfaqja e pjesës së parë të “Super Bowl 2023” me yllin e muzikës pop, Rihannan, mezi po pritet pasi shënon rikthimin e saj në skenë pas një pauze prej shtatë vitesh.

Që nga albumi i saj i vitit 2016 “Anti”, artistja ka performuar shumë pak live, veçanërisht në dy dekadat e fundit.

Në prill të vitit 2022, ajo arriti në listën e miliarderëve të revistës Forbes.

Image
Rihanna

Ndërsa foli për performancën e ardhshme në shfaqjen e pjesës së parë të “Super Bowl” gjatë konferencës për shtyp të Apple Music të enjten, Rihanna theksoi se “Super Bowl” është një nga skenat më të mëdha në botë”.

Ajo gjithashtu vuri në dukje është paska e frikësuar, pasi nuk ka qenë në skenë në shtatë vitet e fundit.

Image
Rihanna

Rihanna po kthehet në skenë vetëm disa muaj pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë me të dashurin ASAP Rocky.

Megjithatë, ajo nuk do të paguhet për performancën të dielën.

Image
Rihanna

Ylli nga Barbados nuk do të paguhet pasi shfaqja e tillë ofron përfitime masive si ekspozimi ndaj një audience të madhe.

Sipas raportimeve, numri i shikuesve këtë vit pritet të shkojë në 192 milionë.

Kjo performancë e Rihannas shihet si shansi i saj për t’u kthyer në rrënjët e saj muzikore dhe për t’u rilidhur me audiencën pas disa vitesh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat