Të egra dhe të zjarrta, bukuroshet “çmendin” fansat me sytjena të tejdukshme

Bota e Yjeve

Të egra dhe të zjarrta, bukuroshet “çmendin” fansat me sytjena të tejdukshme

Nga: Bota sot Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 14:59
Megan Barton Hanson dhe Demi Sims

Megan Barton Hanson dhe Demi Sims kanë ngritur temperaturat gjersa kanë pozuar me të brendshme ngjyrë të zezë për një fotosesion shumë të egër për Ditën e Shën Valentinit.

Ato dukeshin më të dashuruar se kurrë më parë, gjersa kanë treguar se po i japin romancës së tyre një tjetër nievl.

Demi, 25 vjeç, i vuri njërën dorë Meganit në fytin dhe një tjetër rreth belit, ndërsa ajo u ul  në banakun e kuzhinës.

Image
Megan Barton Hanson dhe Demi Sims

Ish-ylli i TOWIE - e cila së fundmi ka filmuar një seri të re realiteti me familjen e saj - tregoi figurën e saj të pabesueshme me një sytjena dantelle të zezë dhe një palë pantallona të vogla.

Ndërkohë, Megan ka veshur një komplet  me sytjena rrjetë të zezë dhe pantallona të ngjashme, ndërsa flokët e saj bionde janë stiluar me kaçurrela të lirshme.

Ish-ylli i Love Island zgjodhi një gamë grimi të bronztë që theksonte tiparet e saj natyrale, të kombinuara me një buzë të kuqe të theksuar.

Çifti u duk se kaluan ditën romantike së bashku pasi konfirmuan se kanë rindezur romancën e tyre pas ndarjes dy vite më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat