U akuzua se kishte zgjatur dorën me photoshop, reagon Kendall Jenner

Bota e Yjeve

U akuzua se kishte zgjatur dorën me photoshop, reagon Kendall Jenner

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 16:45
Kendall Jenner

Kendall Jenner u akuzua nga fansat se kishte përdorur photoshop në dorën e saj duke i bërë gishtat të dukeshin tmerrësisht të gjatë.

Mirëpo së fundmi modelja ishte mbledhur me mikeshat e saj dhe njëra prej tyre, Hailey Bieber shfrytëzoi rastin për të hedhur poshtë të gjitha kritikat që ishin bërë ndaj Kendallit.

“Ne jemi ulur këtu duke analizuar…shiko sa e çuditshme duket dora e saj”-shkroi Hailey krahas videos të postuar në InstaStory.

“Kjo është live. Pamjet e drejtpërdrejta të dorës”, shtoi ajo, ndërsa zmadhonte kamerën afër gishtave të gjatë të Jenner.

“Është çmenduri”, u përgjigj duke qeshur 27 vjeçarja.

Image
Kendall Jenner

Bieber vuri në dukje se Jenner ka pasur gjithmonë “duar dhe gishta të gjatë” – por fansat thjesht nuk e kishin kuptuar ende.

Ata kryqëzuan yllin e ‘Kardashians’ javën e kaluar pasi ajo postoi një seri fotosh në Instagram, duke përfshirë një ku shfaqej e ulur dhe e veshur  me bikini.

Image
Kendall Jenner

Edhe pse pjesa e pasme e Jenner ishte e ekspozuar, ndjekësit e saj ishin më të përqendruar në gishtat e saj të gjatë, të cilat ia cilësuan si ‘photoshop të dështuar’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat