Rita Ora duket tërheqëse në pozat e fundit me një fustan plot shkëlqim

Bota e Yjeve

Rita Ora duket tërheqëse në pozat e fundit me një fustan plot shkëlqim

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 18:26
Rita Ora

Ajo publikoi këngën e saj më të fundit, “You Only Love Me”, më 27 janar.

Por, Rita Ora, 32 vjeçe, nuk është ngadalësuar me shumë angazhime të tjera të punës, përfshirë rolin e saj në panelin gjykues të spektaklit “The Masked Singer”, shkruan DailyMail.

Në fotografitë e siguruar nga DailyMail, ylli i muzikës pop dukej mahnitëse e veshur me një fustan mini me shkëlqim teksa pozonte në prapaskenë gjatë xhirimeve për episodin e ardhshëm.

Image
Rita Ora

Rita dukej joshëse në fustanin e saj që vinte në pah kofshët, e cila ishte zbukuruar me njolla reflektuese të qepura së bashku për të imituar një efekt tërheqës të lëkurës së gjarprit.

Fustani i këngëtares kishte me një dekolte të lartë dhe mëngë të gjata, të cilat balanconin skajin seksi, me dy të çara në pjesën e përparme, përmes së cilave Rita i jepte pamje këmbëve të saj të tonifikuara me taka me platformë argjendi.

Image
Rita Ora

Këto imazhe vijnë pak kohë pasi Rita ndau me ndjekësit e saj në Instagram një video të lezetshme të saj, ku shihej duke trembur bashkëshortin Taika Waititi, 47 vjeç, për të shënuar ditën e Shën Valentinit, të martën.

Rita më në fund konfirmoi muajin e kaluar se ishte martuar me bukuroshin Taika, duke e përshkruar dasmën si ‘perfekte’ dhe një ‘ditë të veçantë’.

Këngëtarja po fliste në emisionin e mëngjesit të Heart Radio për të promovuar këngën e saj më të fundit “You Only Love Me”, kur e shpalosi këtë detaj.

Ajo tha: “Po [jam e martuar]. Unë jam zyrtarisht jashtë tregut të beqarëve. Zgjodha ta mbaja më private dhe ta mbaja më shumë për vete, por me videon time të re po luaj në atë që mund të kishte qenë dasma ime”.

Duke folur për ditën e saj të madhe të martesës, Rita tha: ‘Ishte perfekte. Ishte pikërisht ashtu siç doja. Ishte e bukur dhe perfekte. Është mirë t’i mbaj disa gjëra vetëm për vete, ndonjëherë ishte e këndshme dhe e ëmbël… Më falni që nuk është aq interesante. Një ditë do të bëj një dasmë të madhe”.

Duke folur për ndryshimin e mundshëm të mbiemrit pas martesës, ajo pranoi: “Patjetër që kam menduar të marr mbiemrin e tij, por kam punuar shumë për këtë mbiemër Ora. Nuk e di… Nuk kam vendosur ende”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat