Me pozat provokuese nga makina, Melinda Ademi paralajmëron këngën e re

Bota e Yjeve

Me pozat provokuese nga makina, Melinda Ademi paralajmëron këngën e re

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 17:08
Melinda Ademi

Rap-artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, është mjaft aktive dhe ndan me fansat postime të ndryshme.

Në Instagramin e saj, ku ndiqet nga mbi një milion njerëz, nuk mungojnë as imazhet provokuese.

Disa të tilla i ka ndarë së fundmi, gjersa në këtë mes ka paralajmëruar edhe këngën e re.

Image
Melinda Ademi

Zeshkania ka shfaqur linjat trupore atraktive në pozat e reja nga një makinë, e veshur më sportive.

“Sot i kam fshirë lotët, nisi një jetë e re”, tha fillimisht 27-vjeçarja.

Image
Melinda Ademi

“Faleminderit për tre milionë. Kënga e re vjen së shpejti”, shtoi tutje krijuesja e hitit “All Night”.

E njëjta vetëm pak ditë më parë solli këngën e re të titulluar “Mere” që u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku.

Ajo po vazhdon të jetë e angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat