Tifozja e ‘nxehtë’ e Kroacisë, nuk lë vend për imagjinatë në fustanin e tejdukshëm

Bota e Yjeve

Tifozja e ‘nxehtë’ e Kroacisë, nuk lë vend për imagjinatë në fustanin e tejdukshëm

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 13:54
Ivana Knoll

Tifozja më e nxehtë e Kupës së Botës, Ivana Knoll, i la fansat të habitur teksa mori pjesë në festën e Baftas me një veshje zbuluese.

Kroatja mahniti në turneun në Katar, duke brohoritur për kombin e saj gjatë gjithë kampionatit  deri në gjysmëfinale duke marrë vëmendje me veshje të ndryshme seksi.

Duke kaluar nga Kupa e Botës, Ivana ishte e ftuar në festën e Baftas përkrah emrave të tjerë të famshëm.

Image
Ivana Knoll

Dhe ajo nuk zhgënjeu teksa ndërroi fanellën e saj të futbollit me një fustan të shndritshëm të tejdukshëm me të çarë anash.

Veshja i saj elegante maniti fansa të shumë, të cilët e komentuan sipër postimeve që ajo ndau në Instagram.

Image
Ivana Knoll

Ivana postoi një sërë fotosh nga mbrëmja pasi u ftua në festën pasuese nga ‘Vogue’.

Ish-Missi i Kroacisë ka shënuar rritje të jashtëzakonshme ndjekësish në rrjetet sociale nga 600 mijë në 3.5 milionë pas Kupës së Botës.

Image
Ivana Knoll

Ivana që dikur tërhiqte vëmendjen e fotografëve në tribuna, tani ajo sjell vazhdimisht imazhe nga më të ndryshmet provokuese duke vazhduar të vërë në fokus linjat e saj të përsosura trupore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat