U tha se e Machine Gun Kelly e kishte tradhtuar me kitaristen e tij, Megan Fox sqaron të vërtetën

Bota e Yjeve

U tha se e Machine Gun Kelly e kishte tradhtuar me kitaristen e tij, Megan Fox sqaron të vërtetën

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 06:41
Machine Gun Kelly dhe Megan Fox

Megan Fox ka reaguar së fundmi në Instagram ku ka përgënjeshtruar lajmin që po qarkullonte se partneri i saj Machine Gun Kelly e ka tradhtuar.

Aktorja e ka bërë të qartë se nuk kishte njeri të tretë mes saj dhe artistit apo se marrëdhënia e tyre ëshyë krisur.

“Nuk ka pasur asnjë person të tretë në këtë marrëdhënie të çfarëdo lloji.”tha Fox.

“Ndërsa urrej lajmet e pabaza që do të ishin shkruar shumë më saktë nga ChatGPT, ju duhet ta lini këtë histori dhe t’i lini të qetë të gjithë këta njerëz të pafajshëm tani.”- përfundoi Megan.

Megan Fox kohët e fundit mbylli dhe më pas riaktivizoi llogarinë e saj në Instagram pikërisht për t’i dhënë fund spekulimeve për një pabesi të mundshme nga MGK.

Image
Machine Gun Kelly dhe Megan Fox

Gjatë fundjavës së Super Boël LVII, Megan Fox hoqi nga ndjekësit e saj Machine Gun Kelly dhe më pas mbylli llogarinë e saj në Instagram pas një mesazhi të fshehtë ku ajo citoi një nga këngët e Beyoncé.

Shumë fansa spekuluan se MGK e tradhtoi Meganin dhe filluan thashethemet se ishte ishte ndoshta Sophie Lloyd është kitaristja e MGK me të cilën ai kishte një lidhje.

Menjëherë, menaxhmenti i Sophie Lloyd bëri një deklaratë për të eliminuar çdo implikim për kitaristen me frontmenin.

Sophie Lloyd menjëherë bëri një deklaratë duke mohuar çdo lidhje romantike me Machine Gun Kelly.

Image
Machine Gun Kelly dhe Megan Fox

“Sophie Lloyd është një muzikante profesioniste dhe e arrirë, e cila është tërhequr pa nevojë në media bazuar në akuzat e pabaza të bëra nga mediat sociale”, thuhej në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat