Emily Ratajkowksi shoqërohet sërish me DJ Orazio Rispo, fotografohen të buzëqeshur

Bota e Yjeve

Emily Ratajkowksi shoqërohet sërish me DJ Orazio Rispo, fotografohen të buzëqeshur

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 10:28
Emily Ratajkowksi dhe DJ Orazio Rispo

Emily Ratajkowksi u pa duke kaluar kohë sërish me Orazio Rispon, mes thashethemeve se i ka dhënë fund romancën së saj me Eric Andre.

Autorja e “My Body”, 31-vjeçe dhe DJ me bazë në New York, 35-vjeç, të cilët fillimisht u panë katër muaj më parë, u fotografuan të buzëqeshur teksa dilnin nga një bar në Manhattan.

Ratajkoëski përballoi temperaturat e ftohta të qytetit të New Yorkut me një pallto elegante në ngjyrë bordo, pantallona të zeza dhe atlete.

Image
Emily Ratajkowksi dhe DJ Orazio Rispo

Çifti duket se ka filluar sërish lidhjen pasi Emily la të kuptohet javën e kaluar se ajo dhe Andre, 39-vjeç, kanë përfunduar gjithçka me njëri-tjetrin.

Prezantuesja e famshme në vitin që lamë pas është përfolur për disa njohje me emra të famshëm.

Image
Emily Ratajkowski

Ajo ka shijuar një romancë prej disa muajsh me komedianin e “Saturday Night Live”, Pete Davidson.

E njëjta vitin e kaluar u nda po ashtu nga bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard, të cilin e akuzoi për një tradhti.

Image
DJ Orazio

Ish-çifti ndajnë bashkë djalin njëvjeçar, Sylvester.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat