Bebe Rexha zbulon këngët e albumit të rI

Bota e Yjeve

Bebe Rexha zbulon këngët e albumit të rI

Më: 2 prill 2023 Në ora: 18:28
Koopertina e albumit “Bebe” nga Bebe Rexha 

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, ka paralajmëruar se më datë 28 prill do të publikojë albumin e saj më të ri, njëherësh të tretin në karrierë, “Bebe”.

Së fundmi, ajo i ka njoftuar fansat e saj në rrjetet sociale me listën e këngëve që do të jenë të përfshira në këtë album.

Pa dyshim që pjesë e albumit është edhe mega hitit “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me David Guettan, por nuk do të mungojnë edhe dy bashkëpunime të tjera shumë të rëndësishme.

Bëhet djalë për këngën e tretë “Satellite” të cilën ajo do ta sjellë në bashkëpunim me reperin e famshëm Snoop Dogg dhe këngën e fundit të albumit, “Seasons”, për të cilën ka bashkëpunuar me legjendën e muzikës ‘country’, Dolly Parton.

Albumi “Bebe” do të nism e këngën e saj “Heart Wants What It Wants”, të cilën ajo e publikoi së bashku me klip në muajin shkurt, teksa pak ditë më parë ka publikuar edhe këngën tjetër të albumit, “Call On Me”.

Image
Lista e këngëve të albumit “Bebe” nga Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Ky album vjen dy vjet pasi Rexha publikoi albumin e dytë në karrierë të titulluar “Better Mistakes” dhe pesë vjet pasi publikoi albumin e parë, “Expectations”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat