Megi Pojani gjobitet nga Policia, moderatorja nxjerr zbuluar gabimin trashanik të efektivit

Bota e Yjeve

Megi Pojani gjobitet nga Policia, moderatorja nxjerr zbuluar gabimin trashanik të efektivit

Më: 8 prill 2023 Në ora: 07:11
Megi Pojani

Megi Pojani, nuk po e mbyll ditën dhe aq mirë për sot, pasi u gjobit. Mesa duket ajo u pikas nga efektivët e Policisë, të cilët pavarësisht se është figurë publike, nuk e lanë pa gjobitur për shkeljen që bëri.

Ajo publikoi gjobën në ‘instastory’ ku lexohej se kishte ndaluar mjetin në një vend që nuk duhej. E sikur të mos mjaftonte kjo, ajo e puthi letrën duke lënë në të shenjat e buzëve.

Por ndoshta Megi edhe mund të shpëtojë e të mos paguajë për shkak të gabimit të policit. Ai ka vendosur datën vitin 2024 e sipas një komentuesi, gjoba mund të jetë e pavlefshme.

Image
Gjoba

Megi kërkon të dijë nga ndjekësit nëse kjo është e vërtetë.

E nëse po, mendoni se polici e ka bërë kastile?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat