U kritikua nga ndjekësit për operacionet e saj plastike, Madonna merr vendimin e papritur

Bota e Yjeve

U kritikua nga ndjekësit për operacionet e saj plastike, Madonna merr vendimin e papritur

Më: 9 prill 2023 Në ora: 11:14
Madonna

Madonna po kërkon të bëjë gjithçka që duhet për të rikthyer pamjen e saj natyrale përpara së të nisë turneun e saj të shumëpritur botëror. Ky vendim i këngëtares vjen pas komenteve të shumta të fansave të cilët nuk i pëlqejnë aspak ndërhyrjet e saj estetike.

64-vjeçarja, u përball me kritika të pafundme pas paraqitjes së saj në “Grammy” në shkurt, ku u shfaq ndryshe nga herët e tjera. Madonna duket se “ndikua” thellësisht nga komentet e bëra nga kritikët dhe tashmë po kërkon të ndryshojë përsëri pamjen e saj.

 “Pavarësisht asaj që njerëzit mendojnë, kritikat për ndryshimin drastik në pamjen e saj e prekin atë”, tha një burim për DailyMail.

Image
Madonna

Burimi tha gjithashtu se këngëtarja e hitit “Like A Prayer” po i nënshtrohet procedurave që do t’i rikthejnë sërish tiparet e saj natyrore.

“Ajo sheh dhe dëgjon se çfarë thonë njerëzit për të dhe për turneun, ajo dëshiron të duket vetvetja për fansat e saj”, shtoi burimi.

Vetëm dy javë pas daljes në “Grammy”, Madonna tregoi se sa “simpatike” duket tashmë që ka hequr një nga ndërhyrjet në fytyrën e saj:

“Shikoni sa e lezetshme jam tani që ënjtja nga operacioni është ulur”, shkroi ajo në Twitter në shkurt , krahas një fotografie të saj duke buzëqeshur.

Image
Madonna

 “Në vend që të fokusohesha në atë që thashë në fjalimin tim, i cili kishte të bënte me falënderimin për artistët si Sam dhe Kim- shumë njerëz zgjodhën të flisnin vetëm për fotot e mia nga afër, të marra me një aparat fotografik me lente të gjata nga një fotograf që do të shtrembëronte fytyrën e kujtdo!!”, shkroi Madonna në Instagram më 7 shkurt.

 “Unë kurrë nuk kam kërkuar falje për asnjë nga zgjedhjet që kam bërë, as për mënyrën se si dukem apo vishem dhe nuk do e bëj”, shtoi ajo.

Edhe pse Madonna kurrë nuk i ka konfirmuar apo mohuar publikisht thashethemet që pretendonin se ajo ishte nënshtruar ndaj operacioneve plastike, ajo pranoi në vitin 2012 se “nuk ishte kundër tyre”.

Madonna do të nisë “The Celebration Tour”, i cili përkujton katër dekadat e saj në muzikë, më 15 korrik në Vankuver. Ylli do të luajë 53 shfaqje në të gjithë Amerikën e Veriut përpara se pjesa e turneut të saj në SHBA të përfundojë në janar 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat