Bora Zemani në pritje të ëmbël? Deklarata që ndezi rrjetin

Bota e Yjeve

Bora Zemani në pritje të ëmbël? Deklarata që ndezi rrjetin

Më: 11 prill 2023 Në ora: 13:14
Bora Zemani dhe Donaldi

Bora Zemani kaloi nga "Me linjat jemi mirë" te "Jemi shëndoshur një çik"...shumë shpejt.

Për ta vendosur në kontekst: pak javë më parë, moderatorja u përfol se është në pritje të ëmbël. Në një event publik, Donaldi u shfaq duke i përkëdhelur barkun dhe kjo ndezi rrjetin.

Por, asokohe Bora i mohoi këto zëra. “Planet janë gjithmonë. Plane kemi por gjëra konkrete nuk ka. Me linjat jemi mirë. Jo nuk ka”, u shpreh ajo.

Image
Bora Zemani dhe Donaldi

Çfarë ndodhi tani?

Bora ishte e ftuar së bashku meDonaldin në festën e ditëlindjes së Xhensila Myrtezajt, nga ku ka ndarë disa postime.

Dhe një video që ajo ka postuar në Instagram ka rrëmbyer vëmendje. “Jemi shëndoshur icik o jet”, ka shkruar Bora krah videos me Donaldin dhe kaq u desh që ndjekësit të mendojnë se moderatorja ka dashur të nënkuptojë se mund të jetë në një pritje të ëmbël.

Gjithsesi, mund të jetë thjesht një batutë pas të cilës nuk ka nënkuptime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat