Mos ndoshta Rihanna na zbuloi gjininë e bebit?

Bota e Yjeve

Mos ndoshta Rihanna na zbuloi gjininë e bebit?

Më: 14 prill 2023 Në ora: 15:47
Rihanna dhe ASAP Rocky

Rihanna mund të zbuluar gjininë e bebit nr.2.

Këngëtarja, e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë me ASAP Rocky-n u pa në një dyqan rrobash duke bërë shopping me reperin. Dhe fansat e saj i kishin gjithë sytë te artikujt që ajo bleu.

Në fotot e siguruara nga Daily Mail, 35 vjeçarja u pa teksa shikonte një triko rozë pastel, duke i bërë fansat të besojnë se ajo është në pritje të një vajze.

Image
Rihanna

Disa fansa nxituan për të nxitur spekulimet se Rihanna dhe reperi, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, do të presin një vajzë.

Këngëtarja barbadiane zbuloi se ishte shtatzënë me fëmijën e dytë të çiftit në performancën e saj elektrizuese në Super Bowl.

Image
Rihanna

Këngëtarja që atëherë është shfaqur shpesh në publik dhe ka treguar shkëlqimin e saj të shtatzënisë këtë vit – duke përfshirë tapetin e kuq të Oscars, festën e ditëlindjes së saj të 35-të dhe madje edhe një date me të dashurin e saj. Çifti konfirmoi se ishin në lidhje në vitin 2021 dhe mirëpritën fëmija i tyre të parë së bashku në maj 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat