Taika Waitit shihet vetëm, pa Ritën në Syndey

Bota e Yjeve

Taika Waitit shihet vetëm, pa Ritën në Syndey

Më: 17 prill 2023 Në ora: 09:34
Taika Waitit

Taika Waititi u pa duke dalë në Sydney të shtunën.

Regjisori i filmit “Thor”, 47 vjeç, shijoi një shëtitje të qetë dhe mori disa mallra nga një dyqan axhelatesh dhe jogurti të ngrirë të stilit italian në Chippendale.

Taika tregoi stilin e tij të çuditshëm në dalje, i veshur me një bluzë ngjyrë bezhë, pantallona dhe një kapelë të vendosur mbrapsht, shkruan DailyMail.

Image
Taika Waitit

Ai kishte vendosur një palë syze dielli me xham të kuq dhe një palë atlete.

Lexo po ashtuRita Ora fotografohet në aeroportin e Sydneyt me motrën e saj, ndërsa duket sportive në të zeza

Kjo paraqitje e tij vjen pak kohë pasi Rita Ora, 32 vjeçe, më në fund konfirmoi në janar se ajo dhe Taika kishin kurorëzuar zyrtarisht me martesë lidhjen e tyre.

Duke folur në një intervistë për Heart Radio Breakfast, ajo tha: “Po [jam e martuar]. Unë jam zyrtarisht jashtë tregut të beqarëve”.

Image
Taika Waitit

“Zgjodha ta mbaja më private dhe ta mbaja më shumë për vete, por me klipin e ri të këngës ‘You Only Love Me’ unë po prezantoj atë që mund të ishte”.

Duke folur për ditën e madhe, Rita tha: “Ishte e përsosur. Ishte pikërisht ashtu siç doja. Ishte e bukur dhe perfekte. Është mirë t’i mbaj disa gjëra vetëm për vete, ndonjëherë ka qenë e këndshme dhe e ëmbël”.

Duke folur për ndryshimin e mundshëm të mbiemrit ajo pranoi: “Patjetër që kam menduar të marr mbiemrin e tij [Waititi], por kam punuar shumë për këtë mbiemër [Ora]. Nuk e di… Nuk e kam vendosur ende”, shtoi ajo.

Publikimi i fundit muzikor i Ritës mbetet “You Only Love Me” në janar, gjersa ka paralajmëruar se këtë muaj do të publikojë “Praising You” në bashkëpunim me Fat Boy Slim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat