Në prag të publikimit të albumit të ri, Bebe Rexha vjen me fotografi atraktive për fansat në Instagram duke vënë në pah të pasmet

Bota e Yjeve

Në prag të publikimit të albumit të ri, Bebe Rexha vjen me fotografi atraktive për fansat në Instagram duke vënë në pah të pasmet

Më: 23 prill 2023 Në ora: 22:41
Bebe Rexha

Bebe Rexha ka pasur një kohë vërtet të ngjeshur me punë këto muaj.

Kjo pasi ajo më 28 prill ka bërë të ditur se do të nxjerrë në shitje albumin e saj të ri, njëherësh të tretin në karrierën e saj, të titulluar “Bebe”.

33-vjeçarja tashmë veç i ka publikuar disa nga këngët e albumit, të cilat janë pritur më se mirë nga publiku.

“I’m Good (Blue)”, “Heart Wants What It Wants”, “Satellite” dhe “Call On Me” janë vetëm disa nga këngët që tashmë janë në dispozicion të publikut.

Ndërkohë më 28 prill, fansat e këngëtares do të kenë mundësinë që t’i dëgjojnë të gjitha këngët e plota.

Image
Bebe Rexha

Artistja shqiptare në anën tjetër është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ku nuk heziton që të ndajë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, Rexha ndau me ndjekësit disa imazhe të reja në Instagram, ku shfaqej mjaft atraktive e veshur me një kostum xhins.

Image
Bebe Rexha

Duke qenë e entuziazmuar për javën e premierës së albumit që po vjen, këngëtarja e hitit “I’m A Mess” iu uroi një fundjavë të këndshme ndjekësve të saj, të cilët janë mbi 10 milionë në këtë platformë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat