Butrint Imeri vë në pah rezultatet e arritura nga palestra

Bota e Yjeve

Butrint Imeri vë në pah rezultatet e arritura nga palestra

Më: 24 prill 2023 Në ora: 07:26
Butrint Imeri

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, është shumë i pëlqyer nga gjinia femërore.

Ai është kthyer në mashkullin e ëndrrave për shumë vajza shqiptare falë dukjes dhe stilit të tij.

Butrinti kujdeset që pamja e tij të jetë çdo herë në nivel dhe për këtë bën një jetë të shëndetshme dhe intensive në sport.

Ai është shumë i përkushtuar në palestër, nga ku edhe ka arritur që të ketë rezultate të mira në tonifikimin e trupit.

Së fundmi, këngëtari i hitit “Corzaon” ndau me ndjekësit e tij në InsatStory një fotografi të realizuar në palestër, ku tregonte trupin e tij të tonifikuar në pjesën e sipërme.

Image
Butrint Imeri

Butrinti ia atribuoi këtë sukses trajnerit të tij personal, gjersa në postimet vijuese paralajmëroi këngën e tij të radhës.

“Diskoteka” do të titullohet kënga e tij e re, e cila do të publikohet me klip të enjten në orën 23:59.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat