Ofendoi Efin dhe “Përputhen”, Shqipe Hysenaj shpërthen ndaj Luiz Ejllit

Bota e Yjeve

Ofendoi Efin dhe “Përputhen”, Shqipe Hysenaj shpërthen ndaj Luiz Ejllit

Më: 27 prill 2023 Në ora: 13:09
Shqipe Hysenaj

Shqipe Hysenaj ish-konkurrente e “Përputhen” shpesh ka bërë reagime të ndryshme në rrjetet sociale ku është dhe mjaft aktive.

Mirëpo ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen në llogarinë e saj të Instagramit janë kritikat e panumërta që ajo ka bërë ndaj çiftit të krijuar në “Big Brother VIP”, Kiarës dhe Luizit.

Për këtë të fundit ka bërë disa deklarata të forta, duke thënë se “ai është dhunues dhe do e rrahë Kiarën kur të dalë nga programi“.

Një të tillë e ka bërë sërish së fundmi, pasi është ndikuar nga deklarata e Luizit për Efin, i cili u shpreh se shoqëria dhe familja nuk duhet ta mbajnë afër pasi ka qenë pjesë e  “Përputhen”, duke shtuar se motrën e tij nuk do e lejonte të ishte pjesë e këtij programi.

Kështu, teksa në sfond ka vendosur fjalët e cituara nga Luizi se nuk do e lejonte motrën e tij në një reality show, Shqipja e ka shoqëruar me disa pamje mjaft intime mes këngëtarit dhe Kiarës në BBV dhe krahas saj shkruan: ”

“Patjeter  mendimi jot eshte.. uroj vetem te perfundosh me kiaren e shkret dhe mos te ket qen ne kuader te lojes marredhenia me nanen e ardhshme te femijeve te tua

Ti k=Kiara nuk shkove” per te gjet burr “, e le te rridhte por “u derdh”. Kjo hipokrizia juaj me argeton”.

Ish-konkurrentes së “Përputhen” nuk i doli me kaq inati, duke bërë disa deklarata të tjera thumbuese ndaj Luizit.

Në përmbyllje të deklaratave të saj, Shqipja tha:

“Kjo eshte gjeja me e ulet e realitetit tone te hidhur… Meshkujt si luizi mos i rafshin kujt qe thon; “bej si them une, por jo si bej une”.

Image
Reagimi i Shqipe Hysenajt
Image
Reagimi i Shqipe Hysenajt
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat