Paparacët filmojnë Jennifer Aniston në krahët e ish-burrit

Bota e Yjeve

Paparacët filmojnë Jennifer Aniston në krahët e ish-burrit

Më: 27 prill 2023 Në ora: 14:44
Jennifer Aniston me Justin Theroux

Kush e priste këtë?

Jennifer Aniston (54) është fotografuar me ish-bashkëshortin e saj, aktorin dhe regjisorin Justin Theroux (51).

Paparacët i fotografuan pak ditë më parë në një darkë në Nju Jork dhe mediat e huaja po shkruajnë për pajtim me ish-çiftit. 

Image
Jennifer Aniston me Justin Theroux

Thashethemet u nxitën nga pamjet e të dyve duke u përqafuar dhe një trëndafil në dorë.

Jennifer dhe Justin kanë darkuar me yllin e humorit Jason Bateman dhe bashkëshorten e tij Amanda Anko, me të cilën shpesh shoqëroheshin gjatë martesës. 

Image
Jennifer Aniston

Aktorja shkëlqente me një triko të zezë, pantallona dhe çizme, ndërsa Theroux ishte me një xhaketë jeshile të errët dhe xhinse.

Aniston, e cila u bë e famshme nga seriali 'Friends' në vitet '90, është beqare që kur u divorcua nga Justin në vitin 2018 pas tre vitesh martesë, ose e ka mbajtur të fshehur mirë jetën e saj provate.

Ata asnjëherë nuk kanë dashur të flasin për arsyet e divorcit dhe kanë theksuar se ende e respektojnë njëri-tjetrin dhe se janë ndarë në mënyrë paqësore.

Kujtojmë, ata u njohën në vitin 2007 në xhirimet e filmit "Tropic Thunder", dhe u dashuruan tre vjet më vonë në xhirimet e filmit "Wanderlust". Publiku zbuloi se ata ishin bashkë në vitin 2011 dhe një vit më vonë u fejuan dhe më pas u martuan në vitin 2015.

Aktorja ishte e martuar me Brad Pitt para Justin-it dhe martesa e tyre mori fund pasi siç u shkrua në media ai e tradhtoi dhe e la për Angelina Jolie. 

Shumë veta theksojnë se karma e Brad-it ka mbërritur sepse ai dhe Angelina po kalojnë një nga divorcet më të gjata dhe më të shtrenjta në Hollywood. 

Ata nuk kanë mundur të bien dakord për ndarjen e pasurisë dhe kujdestarinë e fëmijëve, ndërsa ajo e ka akuzuar edhe për sjellje të dhunshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat