Kendall Jenner shijon një natë romantike me të dashurin e ri Bad Bunny

Bota e Yjeve

Kendall Jenner shijon një natë romantike me të dashurin e ri Bad Bunny

Më: 28 prill 2023 Në ora: 00:18
Kendall Jenner dhe Bad Bunny

Çifti i ri, Bad Bunny dhe Kendall Jenner u panë duke shijuar një mbrëmje romantike në koncertin e Tyler, The Creator në Los Angeles.

Në fotot dhe videot ekskluzive të siguruara nga PageSix, ylli i “Kardashians” dhe reperi “Titi Me Pregunto” u panë duke hipur në Bugatti Chiron të bardhë prej tre milionë dollarësh pasi u larguan nga shfaqja në Teatrin El Rey.

Jenner, 27 vjeç, nuk mund të ndalonte së qeshuri ndërsa ishte ulur në anën e pasagjerit të makinës së shtrenjtë sportive të të dashurit të saj, ndërsa ai po largohej.

Image
Kendall Jenner dhe Bad Bunny

Modelja u pa me veshje sportive për daljen, një palë pantallona të zeza joga, bluzë gri dhe një kapele bejsbolli të zezë.

Ndërkohë, Bad Bunny, 29 vjeç, kishte pantallona të zeza, një bluzë të bardhë dhe një palë atlete Adidas.

Image
Kendall Jenner dhe Bad Bunny

Nata e fundit e takimit të çiftit vjen gati dy javë pasi ata u panë në shoqëri të njëri tjetrit në Coachella.

Bad Bunny – i cili kryesoi shfaqjet e së premtes në festivalin muzikor të dy fundjavave në Indio, Kaliforni – qëndroi afër Jennerit teksa shikonin performancat e artistëve të tjerë më 16 prill.

Këngëtari i “Me Porto Bonito” – emri i vërtetë i të cilit është Benito Antonio Martínez Ocasio – u fotografua në atë kohë i afërt me Kendall.

Ditë përpara asaj pamjeje, Jenner u pa duke kërcyer në turmë gjatë performancës së Bad Bunny në natën e hapjes së Coachella më 14 prill.

Image
Kendall Jenner dhe Bad Bunny

Çifti nuk i është shmangur netëve të takimeve të tyre publike, pasi muajin e kaluar ata u panë “duke u puthur” gjatë një darke në Los Angeles.

Dyshja ndezën për herë të parë thashethemet për lidhje në shkurt, kur u panë duke lënë të njëjtin restorant Beverly Hills përmes daljeve të veçanta.

Romanca e re e Jennerit me muzikantin portorikan erdhi vetëm disa muaj pasi ajo dhe ish i dashuri i saj, Devin Booker u ndan pas dy vitesh së bashku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat