Dua Lipa shfaqet sportive në tuta të kuqe ndërsa del nga një hotel në New York

Bota e Yjeve

Dua Lipa shfaqet sportive në tuta të kuqe ndërsa del nga një hotel në New York

Më: 30 prill 2023 Në ora: 17:27
Dua Lipa

Dua Lipa u pa duke dalë nga një hotel në New York të premten.

Këngëtarja 27 vjeçe, veshi një palë tuta ngjyrë blu dhe të kuqe me një zbukurim me gëzof rreth krahëve teksa po largohej nga “The Mark Hotel”.

Dua kishte vënë gjithashtu një kapele, duke e plotësuar veshjen e saj të lezetshme me një palë syze dielli të vogla të zeza, shkruan DailyMail.

Image
Dua Lipa

Ajo e përfundoi pamjen e saj me një palë atlete të zeza teksa po dilte nga hoteli me pesë yje.

Për aksesorë, këngëtarja zgjodhi një palë vathë të varur në formë rrethi, ndërsa i mbajti gjërat e nevojshme në një çantë të zezë që e kishte me vete.

Image
Dua Lipa

Kjo paraqitje e saj vjen pak kohë pasi u zbulua se Dua do të këndojë kolonën zanore të filmit “Barbie” dhe do të luajë si një version sirene i kukullës ikonike.

Filmi “Barbie” i regjisores Greta Gerwig sjell aktoren Margot Robbie në rolin e kukullës ikonike, ndërsa Ryan Gosling do të luajë si Kenin, të dashurin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat