Pritjes së ëmbël i erdhi fundi, Eliona Pitarka bëhet nënë për herë të dytë

Bota e Yjeve

Pritjes së ëmbël i erdhi fundi, Eliona Pitarka bëhet nënë për herë të dytë

Më: 17 maj 2023 Në ora: 21:39
Eliona Pitarka

Aktorja e njohur Eliona Pitarka ka marrë dhuratën më të bukur. Ajo është bërë nënë për herë të dytë.

Bukuroshja ka mirëpritur në jetë një vajzë, emrin e të cilës nuk e ka zbuluar ende.

Lajmin e bukur e dha vetë Eliona në rrjetet sociale, ku publikoi një foto të bebushes së porsalindur, e cila ndodhet në krevatin e saj.

Image
Foto e postuar nga Eliona Pitarka

Aktorja e njohur ka qenë gjithnjë shumë hermetike rreth jetës private. Por, vitin e fundit ka vendosur mos të fshihet më dhe të ndajë me ndjekësit detaje nga jeta e saj.

Në 2021 ata mirëpritën në jetë një vajzë, të quajtur Gala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat