U përfolën për ndarje, pas ribashkimit Megan Fox dhe Machine Gun Kelly shtyjnë planet për martesë

Bota e Yjeve

U përfolën për ndarje, pas ribashkimit Megan Fox dhe Machine Gun Kelly shtyjnë planet për martesë

Më: 20 maj 2023 Në ora: 09:13
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly nuk do të martohen menjëherë pasi dyshja thuhet se kanë ‘ndërprerë’ planet e tyre të dasmës, ndërsa ata ngadalë po pajtohen.

Çifti së fundmi mori pjesë në festën e lansimit të “Sports Illustrated Swimsuit Issue” – duke bërë paraqitjen e tyre të parë publike së bashku që nga prishja e supozuar e marrëdhënies së tyre.

Dhe rokeri i “Bloody Valentine” duket se po punon në aftësitë e tij të komunikimit, pasi MGK u largua nga hoteli i tij në Manhattan të premten me atë që dukej të ishte një shkop për komunikim.

Me flokët e tij rozë të mbështjellë me një peshqir të bardhë, ish-reperi kapi një shkop të çuditshëm prej druri dhe shëtiti në trotuar që të gjithë të ishin dëshmitarë, shkruan DailyMail.

Kjo vjen pasi burimet i thanë People se ylli i “Jennifer’s Body”, 37 vjeç, nuk po e bën të lehtë për MGK, 33 vjeç.

“Ai po bën gjithçka që mundet për ta rikthyer atë dhe ajo po e bën atë të punojë për të”, zbuloi një burim.

Rrethi i brendshëm i çiftit dyshohet se nuk po vendos baste për suksesin kur bëhet fjalë që Fox dhe MGK të arrijnë në ndryshim.

“Është ende një dinamikë e pashëndetshme dhe miqtë e tyre thjesht nuk e shohin këtë të qëndrueshme”, thanë burimet.

“Ai ka shumë për të dëshmuar veten për të bërë dhe nuk dëshiron të heqë dorë nga ajo. Ai është i mrekullueshëm me fëmijët e saj. Është një punë në vazhdim”, thanë tutje burimet.

Çifti nuk kaluan së bashku në tapetin e kuq në eventin e “Sports Illustrated”, por ata u kapën duke pasur një moment të ëmbël bashkë.

Është përfolur muajt e fundit se fejesa e dyshes ishte e paqartë pas akuzave se reperi i kthyer në roker e kishte tradhtuar.

Një burim tha në atë kohë se edhe pse ata kishin duruar një ‘tronditje’ në romancën e tyre të stuhishme, Megan dhe MGK ‘janë kthyer zyrtarisht’ dhe ‘ndihen më të lidhur se kurrë’.

Dyshja filluan të takoheshin në maj 2020 pas ndarjes shokuese të Meganit nga bashkëshorti i saj pre 10-të vitesh dhe babai i tre fëmijëve të saj, Brian Austin Green. MGK i propozoi yllit të “Transformers” janarin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat