Ish i dashuri i Dua Lipës habit me reagimin pas lidhjes së saj me Romain Gavras

Bota e Yjeve

Ish i dashuri i Dua Lipës habit me reagimin pas lidhjes së saj me Romain Gavras

Më: 21 maj 2023 Në ora: 14:59
Dua Lipa dhe Romain Gavras

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, mahniti me paraqitjen në Festivalin e Filmit në Kanë.

Megjithatë, ajo mori vëmendje të madhe pasi u shfaq për herë të parë në një tapet të kuq me të dashurin e saj të ri, regjisorin Romain Gavras.

Kjo duket se nuk i ka pëlqyer ish-partnerit të saj, modelit Anwar Hadid, i cili bëri një reagim në rrjete sociale.

Image
Anwar Hadid

I njëjti ka postuar një selfie në InstaStory, në të cilën shtoi: “Po mundohem të mos e gjej dhe ta vras atë”.

Ndjekësit kanë dyshuar se ky reagim erdhi pasi krijuesja e hitit “Levitating” konfirmoi romancën e re.

Dua dhe Anwar ndërkohë kanë qenë në një lidhje dashurie për më shumë se dy vite.

Romain nga ana tjetër më parë ka qenë i lidhur me artisten tjetër shqiptare, Rita Orën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat